Kida e gatshme ta ‘ndezë’ 2020-tën!

Këngëtarja e njohur shqiptare Orhidea Latifi e që njihet me emrin artistik ‘Kida’, edhe pse e re në moshë, ka arritur të krijojë shumë hite që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Talenti i saj për muzikën ka bërë që ajo të jetë mjaft e dashur dhe e kërkuar nga publiku.

Në vitin që lam pas ajo publikoi disa këngë që u kthyen në hite siq ishin “Tela” apo “Deja Vu”.

Ndërsa ajo me anë të disa fotografive që ka publikuar së fundmi, ka lënë të kuptohet se është e gatshme ta djegë vitin 2020, me projekte të reja muzikore.

“Long year”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.