Këngëtarja Kida ka treguar se a janë ndarë realisht Mozzik dhe Loredana.

Përmes pamjeve që Kida na i ofroi sonte, kuptuam shumëçka.

Kida dhe Mozzik janë takuar së bashku në Berlin në promovimin e albumit të ri të Loredanës.

Të dy artistët të cilët më parë kishin bashkëpunuar në këngën ‘Premtimet’ kishin vazhduar të mbajnë kontakt edhe pas largimit nga label ‘On Records’.

Si Kida ashtu edhe Mozzik kanë publikuar së llogaritë e tyre përkatëse fotografi përkrah njëri-tjetrit, ndërsa në disa imazhet tjera shihet edhe bashkëshortja e reperit, Loredana.

Kujtojmë që ditë më parë u përfol për një krizë në mes Loredanës dhe Mozzik gjë që doli të mos jetë e vërtetë.

Ndryshe, Kida dhe Mozzik kanë përmbyllur një sezon të suksesshme verore me hite dhe koncerte, ndërsa të dy po punojnë për këngë të reja.