Kim Kardashian feston statusin e miliarderes me ndryshim total në dukje

Kim Kardashian u pa me shumë stil dhe pa një maskë në fytyrë ndërsa shkoi për drekë me burrin e saj, Kanye West

39-vjeçarja ishte me shumë gjasë në humor të mirë pasi arriti statusin e miliarderes dhe e tejkaloi motrën Kylie në aksionet e pasurisë, sipas një raporti të ri të Forbes.

Kim tregoi stilin e ri të flokëve duke i bërë të kuqe, ndërsa u pa duke lënë Nobu në Malibu me burrin e saj prej gjashtë vitesh, i cili gjithashtu shpall miliarder në fillim të këtij viti.

Kjo është hera e parë që ylli i “Keeping Up With The Kardashians” dhe reperi janë parë në publik që kur filluan bllokimet e koronavirusit në mars.

Ndërsa Kim zgjodhi të heqë dorë nga maska në fytyrë- si rekomandim i Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut të LA – Kanye veproj ndryshe, i cili u pa me fytyrë të mbuluar.

Kim u sigurua që të paraqitej me një pamje sek.si dhe një stil me shumë shije.

Kjo dalje vjen kur Kim mposhti motrën Kylie Jenner, 22 vjeç, në aksionet e pasurisë, pasi marka e saj e bukurisë KKË u vlerësua në një miliard dollarë.

Kim sapo ka bërë një marrëveshje me Coty Inc. për të shitur 20 përqind të aksioneve në kompani, e cila shet make-up dhe aromat, për 200 milionë dollarë./Indeksonline/