Kim Kardashian ndihmon në luftën kundër koronavirusit

Kompania e Kim Kardashian “Skims” ndan një pjesë të fitimeve për “Baby2Baby” në luftën kundër koronavirusit.

Rrobat dhe mbathjet e “Skims” të Kim Kardashian janë duke kontribuar për ta luftuar pandeminë, shkruan DailyMail.

Kompania e yllit të reality-shout, 39-vjeçe në koleksionin “Baby2Baby” që lansohet të hënën 23 mars do të ndajë 20 për qind të fitimeve për Programin e Reagimit të Emergjencave të COVID-19.

Donacioni synon të sigurojë gjëra themelore për fëmijët dhe familjet e prekura nga pandemia.

Të enjten, Jessica Alba u zotua të dhurojë 3 milionë pelena dhe dhjetëra mijëra gjëra të tjera për fëmijët.

Në njoftimin e tyre për shtyp thuhet “Gjatë pesë ditëve të fundit, Baby2Baby ka shpërndarë mbi 1.3 milionë artikuj përfshirë pelena, mjete higjienike, veshmbathje, batanije dhe të tjera”.

Javën e kaluar Kim ndau disa imazhe për të promovuar koleksionin e saj Fits Everybody SKIMS, me madhësi që variojnë nga XS në 4X.

Në imazhet e fundit, Kim u shfaq me sytjena nudo dhe mbathje, duke reklamuar koleksionin e saj. /Lajmi.net/