Kim Kardashian pas një kohe takon personin e zemrës

“Distanca sociale” po bën që edhe Kim t’i mbajë larg më të dashurit e saj.

Kim Kardashian dhe motrat e saj tash e sa ditë po qëndrojnë larg njëra-tjetrës.

Kjo për shkak që të mos rrezikojnë infektimin me koronavirus, por kjo gjë po bën që të kenë mall për njëra-tjetrën.

Kim pas shumë ditësh është takuar me nënën e saj, Kris Jenner, por edhe në këtë rast po qëndronin larg njëra-tjetrës.

Derisa publikuan disa imazhe bashkë, Kim dhe Kris ishin përmalluar për njëra-tjetrën, ndërsa ylli televiziv bëri thirrje për respektimj të distancës sociale.

“Distanca sociale është gjëja më e rëndësishme! Ju lutem, merreni me seriozitet”, ka shkruar ajo. /Lajmi.net/