Kim Kardashian rrëfen gabimin më të madh që bën me fëmijët e saj

Përveç se është një biznesmene e famshme, Kim Kardashian është gjithashtu nënë e katër fëmijëve të vegjël North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Duke folur për fëmijët e saj, Kim pranoi se shpesh shqetësohet se nuk është një nënë e mirë.

“Unë mendoj se gabimi im më i madh është se i dorëzohem gjithçkaje që më kërkojnë fëmijët e mi shumë lehtë”, pranoi Kim Kardashian.

Kujtojmë që Kim dhe Kanye West, janë dakordësuar për kujdestarinë e përbashkët të tyre.
Ata bënë kërkesë për divorc në shkurt të këtij viti, por kohët e fundit, me daljet e shpeshta krah njëri-tjetrit, u përfol se janë rikthyer bashkë por sipas burimeve, ata kanë mbetur thjesht miq të mirë për hir të fëmijëve dhe nuk ka asgjë më shumë midis tyre.