Web Analytics

Kim Kardashian tha se ishte e interesuar për lidhje me avokatë dhe mjekë, daja avokat i Butrint Imerit ka një mesazh për të

Botuar nga: InfoKosova

Deklarata e fundi e Kim Kardashian në lidhje me jetën e saj sentimentale, është komentuar jo pak në rrjet.

Ylli televiziv, tha se “duhet të takojë një mjek apo avokat” teksa foli për planet e saj për lidhje romantike gjatë një paraqitjeje në “The Late Late Show” me James Corden të mërkurën mbrëma.

“Pra, nuk e di, ndoshta do të doja të shkoja në një spital dhe të takoj një mjek, një firmë ligjore, unë mendoj se do të jetë shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, doktor, avokat, kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen”, u shpreh Kim (KLIKO).

Kjo deklaratë ka tërhequr vëmendjen e avokatit kosovar Besnik Berisha, i cili ka publikuar një status në rrjetet sociale.

Mes të tjerash avokati, i cili njihet si daja i këngëtarit Butrint Imeri, shkruan se Kim Kardashian e di se çfarë është e mira, ndërsa shton se në Kosovë ka shumë avokatë.

“Ja njeriu i mençur, e din çfarë është e mira, Kim, në Kosove ka mjaftueshëm avokatë, e për mjek s’di ça të them se kanë filluar me të madhe me na lenë, Ishalla s’turpërohemi me ty”, ka shkruar Berisha./Panoramaplus/

Të FUNDIT