Kim Kardashian zbulon pse u nda nga Kanye West dhe arsyeja do t’iu habis

Kim Kardashian ka dhënë detaje të reja për ndarjen nga Kanye West.

Gjatë finales së sezonit “The Kardashians” që u publikua ditën e sotme, 41 vjeçarja foli për vendimin e saj në lidhje me Kanyen, duke thënë se askush nuk e di se si ishte martesa e saj në të vërtetë.

Në episode, Kim flet me Khole Kardashian pas skandalit të Tristan Thopson, teksa flet, Kim pyet e anëtarët e familjes se kur duhet të ndërhyjnë në marrëdhëniet e njëri-tjetrit.

“Ndihem sikur ne gjithmonë i afrohemi situatave të njëri-tjetrit, por nuk ndërhyjmë, unë e respektoj që askush nuk erdhi tek unë gjatë martesës dhe të më pyeste: “A je mirë?” të gjithë lejojnë të vazhdoj rrugën time dhe të shoh vet çdo gjë, këtë e vlerësoj shumë”, tha Kim.

Përpara se të fliste për ndarjen e saj nga Kanye, ajo shpjegoi se askush nuk e di se çfarë kaloi gjatë martesës, por ishte në gjendje të largohej pa asnjë faj.

“Nëse njerëzit do ta din se si ishte marrëdhënia ime në të vërtetë, unë mendoj se do të thoshin: “Si vazhdoi kjo kaq gjatë?” unë mund të jetoj me veten time duke ditur se kam provuar gjithçka që është e mundur na ana njerëzore për të bërë që kjo martesë të funksionoj dhe kështu mund të them se jam plotësisht pa faj”, përfundoi ajo./Indeksonline/