Kinsey kujton momentin kur u paraqit gjysmë e veshur në finalen e Ligës së Kampionëve

Kinsey Wolanski, dy vite më parë bëri bujë në të gjitha mediat, pasi doli gjysmë e veshur në stadium.

Ajo këtë paraqitje e bëri gjatë ndeshjes mes Tottenham dhe Liverpool, ku hyri në stadium e veshur vetëm me një bodysuit.

Kjo paraqitje e saj bëri që emri i Kinsey të njihet në mbarë botën dhe tani numëron afro 4 milionë fansa në Instagram.

“2 vite më parë… koha fluturon kur jeni duke u argëtuar ⚽️❤️ Liga e Kampionëve”, shkroi ajo./Lajmi