Kishte blerë biletë avioni para 19 vitesh, I lejohet ta përdor edhe tani

John Walker nga SHBA-të para 19 vitesh kishte blerë një biletë me vlerë prej rreth 400 dollarëve amerikan.

Ai në kohën e blerjes kishte kërkuar të kthejë biletën, meqë kishte vendosur të mos e përdorë.

Bileta ishte e paktheyshme, por kompania ajrore i kishte kthyer një letër ku shkruante se në të ardhmen Walker do të mund që të blejë një biletë aeroplani me vlerën e njejtë, transmeton InfoKosova.

Tani, 19 vite më vonë, ai rastësisht kishte gjetur biletën e skaduar së bashku me letrën ku shkruante se mund të blejë biletë të re.

Ai vendosi që të provojë fatin e tij me kopmaninë fluturuese, ndërsa nga atje e njoftuan se kopmania ku ka blerë biletën është shitur në vitin 2002 dhe se letra për të drejtën e blerjes së një bilete të re nuk ka më vlerë.

Gjithsesi kompania fluturuese vendosi që për shkak të asaj se ky ishte një rast shumë i rrallë, vendosi që në fakt ta lejoj të blejë biletë të re.

Ai ende nuk ka vendosur se ku do të fluturojë me biletën e re që arrinë rreth 500 dollarë./InfoKosova/