4 C
Kosovo
E mërkurë, Dhjetor 11, 2019
Ballina Uncategorized “Kjo është arsyeja pse nuk u martova me një shqiptare”, Cana rrëfen...

“Kjo është arsyeja pse nuk u martova me një shqiptare”, Cana rrëfen historinë me gruan italiane

Ish-kapiteni i Kombëtares që pas ndeshjes me Italinë vari në gozhdë takat e futbollit, ka folur sot në emisionin e mëngjesit “Wake Up” rreth karrierës së tij dhe jetës familjare.

Cana është rrëfyer edhe për lidhjen me bashkëshorten e tij italiane, të cilën e quajnë Monika.

Loriku u shpreh:

“Në fillimet tona nuk e kisha menduar që lidhja jonë do të zgjaste, pasi në fillim i kisha thënë Monikës që do të martohesha me shqiptare.”

Por, pas shumë vitesh bashkëjetesë dhe insistimit të Monikës për t’i lënë gjërat të rrjedhin vetë, sot Cana dhe italiania janë të martuar dhe kanë edhe një djalë, me të cilin ish-numri 5 i Kombëtares doli në fushën e “Loro Boriçit” këtë të hënë.

Edhe pse i rezervuar rreth jetës së tij private, Lorik Cana pas përpjekjeve nga drejtuesit e emisionit që e pyetën se ku e kishte dhënë puthjen e parë, ai u shpreh thjesht: Në një vend romantik!

608,926FansLike
29,781FollowersFollow
1,052FollowersFollow

TË FUNDIT

Varros veturën për ta vozitur në botën tjetër

Një biznesmen brazilian kishte pranuar shumë reagime negative pas njoftimit se donte të varroste veturën e tij. Chiquinho Scarpa, 62 vjeç kishte njoftuar në Facebook...
web
analytics