Web Analytics
BallinaSHOWBIZKjo është arsyja pse Engjëllusha i tha jo ftesës së BBV Kosova

Kjo është arsyja pse Engjëllusha i tha jo ftesës së BBV Kosova

Engjëllusha Salihu ose e njohur si vajza e këngëtares së muzikës popullore Shyhrete Behlulit, në një intervistë së fundmi i është bërë ftesa për të qenë pjesë e “Big Brother Vip Kosova.”

Teksa ka refuzuar të jetë pjesë e reality-show-t ajo ka rrëfyer një arsye të padëgjuar deri më tani.

Ndërkohë që po i përgjigjej 50 pyetjeve të “Prive-së”, këngëtarja tregoi mbi frikën e saj më të madhe e cila është klaustrofobia.

Engji u shpreh ndër të tjera se ndonëse mundet ta menaxhojë, qëndrimi për shumë kohë në një vend të mbyllur do t’i shkaktonte shumë probleme.

“Frika nga vendet e ngushta që nuk mundem me funksionuar lirisht, jo nuk mundem. Veç kur e di që nuk mund të dal kur dua unë më kap paniku,”-shtoi Salihu.

Kujtojmë që prej kohësh Engjëllusha është bërë pjesë e tregut tonë muzikor, duke ndjekur hapat e mamasë së saj, ajo së bashku me Shyhreten kanë bashkëpunuar në shumë projekte të muzikës popullore.

Ajo në një intervistë tha se i dashuri i saj duhet të jetë përkrahësi i saj më i madh, ndërkaq, si maninë më të madhe të saj e ka blerjen e bikinive.

Këngëtarja thotë se temperamenti i saj shpesh kritikohet nga familja.

Engjëllusha ka disa projekte të suksesshme në zhanrni “pop folk” të cilat kanë miliona klikime në YouTube, ndër më të suksesshmet është “Dasma e Nipit” dhe “Kanagjeqi”.

Rrjetet Sociale

Na ndiqni
613,801FansaPëlqeje
28,304NdjekësitNdjek
1,000NdjekësitNdjek

Të Fundit