Kjo është dëshmia e nënës shqiptare 32 vjeçare që hodhi foshnjën në plehra

Janë zbardhur të tjera detaje të rënda në lidhje me gjetjen e një foshnje të pajetë në koshin e plehrave, këtë të martë në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë.

32 vjeçarja me inicialet H.M, nëna e foshnjës së seksit mashkull, është shprehur para policisë se bebja ka lindur në muajin e shtatë të shtatzanisë, i pajetë.

Gruaja ka thënë se ajo nuk ka patur mundësi financiare që të kryejë një funeral për të birin dhe kësisoj ka vendosur që ta hedhë tek koshi i mbeturinave.

Sesa e vërtetë është qëndrimi i gruas mbetet për t’u verifikuar nga hetuesit.

Kujtojmë se foshnja u gjet sot paradite nga ana e një pjesëtari të komunitetit rom.

Ky i fundit në një prononcim për median, tha se e kishte gjetur foshnjën të mbështjellë në një qese dhe brenda një kutie.