Kjo është e dashura e Putinit, 31 vite më e re se ai, ish-sportistja e njohur që jeton në Zvicër

Ish-sportistja e njohur ruse, Alina Kabaeva flitet ndër vite që është e dashura e Vladimit Putinit, por që lidhja e tyre kurrë nuk është bërë publike.

38 vjeçarja jeton në periferi të Gjenevës në Zvicër, buzë liqenit në një vilë tejet luksoze.

Udhëheqësi rus ka zyrtarisht dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Lyudmila Shkrebneva (ish-Putina) – Katerina Tikhonova (35) dhe Maria Vorontsova (36).

Por, Putin ka edhe katër fëmijë të tjerë me Kabaevan por që kurrë nuk është bërë publike ky fakt, fëmijët kanë lindur në klinikën luksoze Sant’Anna në Sorengo pranë Luganos.

38 vjeçarja ka qenë sportiste elitare ruse dhe kampione e shumëfishtë në gjimnastikë.

Të shtunën, Kabaeva bëri një paraqitje të rrallë publike në VTB Arena të Moskës për të paraqitur një performancë të gjimnastikës ritmike për “Alina Festival” që mban emrin e saj, ajo po qëndronte përpara një billbordi me logon “Z” , simboli rus për “operacionet speciale” në Ukrainë./Indeksonline/