Kjo është e dashura shqiptare e djalit të Arnold Schwarzenegger

Joseph Baena dhe e dashura Nicky Dodaj, u panë teksa dilnin nga një palestër në Venecia, Kaliforni, të mërkurën, një javë pasi kishin festuar përvjetorin e parë.

Djali i Arnold Schwarzenegger, 22 vjeç, kishte veshur një bluzë të zezë të “Gold Gymit” dhe një palë pantallona të shkurtra blu, ndërsa Dodaj, gjithashtu 22 vjeçe, ishte veshur e gjitha me të zeza.

Në 23 shkurt, Baena festoi historinë e tyre romantike, duke i bërë një dhuratë të përzemërt dashurisë së tij.

“Një vit me partneren time në kr.im!!!”- shkroi ai në Instagram, bashkëngjitur disa postimeve nga snapi, ku shfaqeshin duke u përkëdhelur.

“Mezi pres për më shumë”, shtoi ai, duke shprehur se mezi po priste të gjitha “aventurat, qeshjet dhe postimet! Të dua!”

Duke mos lënë dyshime për dashurinë ndaj tij, Dodaj u përgjigj duke komentuar “të dua ‘cutie’.”

Përveç dashurisë për Dodajn, Baena ka dhe një pasion të madh për fitnesin.

Ai është një fans i madh i të shkuarit në palestër dhe shpesh ndan regjimin me fansat në Internet, gjë që të bën të kuptosh se sa shumë i ngjan Schwarzeneggerit, i cili është një ish-bodybuilding profesionist.

“Jam nominuar për #classiçhallenge nga @dakota_stinson_, kështu që JA KU FILLOJMË!”, shkroi ai, nëntorin e kaluar, pasi mori pjesë në një sfidë që përfshinte imitimin e pozave klasike të bodybuildingut, të Schwarzeneggerit.

Ditëlindja e fundit e Baenas ishte gjithashtu e lidhur me palestrën.

“PALESTRA E JOE-S E HAPUR PËR BIZNES” ishte përshkrimi që ai i bëri një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqej një foto e ëmbël e tij dhe Dodajt.

Baena ishte fëmija që lindi nga lidhja e Schwarzeneggerit me Mildred Baena, ish-kujdestare e shtëpisë.

Gjithashtu, ai ka katër fëmijë me me ish-gruan, Maria Shriver: Katherine, 30 vjeç, Christina, 28 vjeç, Patrick, 26 vjeç dhe Christopher, 22 vjeç.