Kjo është fansja që i përngjan Adelina Ismailit

Adelina Ismaili është emri i cili bëri boom që në fillim të karrierës së saj,duke sjellur gjëra të reja në tregun muzikor edhe sa i për këtë stilit por edhe zhanrit të muzikës.

Adelina ka pasur një numër të madh simpatizantësh të cilët ende e adhurojnë dhe e duan muzikën që ajo e sjell.

Edhe pse për disa vite u largua nga skena, mungesa e saj u ndie shumë duke pasur reagime të ndryshme nga fansat të cilët më këmbëngulje e donin rikthimin e saj.

Ajo u mirëprit nga dashamirësitë e muzikës së saj duke u ndjerë më e afërt se kurrë më parë.

Që nga fillimi i karrierës të gjithë yjet muzikor kanë pësuar ndryshime dhe “akuzohen” për ndërhyrje kirurgjike, e kësaj “akuze” nuk i ka shpëtuar as Adelina.

Në rrjete sociale u shpërnda një fotografi në të cilën janë Dafina Zeqiri, Genta Ismajli dhe pretendohej të ishte edhe Adelina, por që nuk doli ashtu.

Ajo ishte një fanse e cila po duket identike si Adelina, duke habitur të gjithë me këtë fotografi.

Sigurisht është e çuditshme fakti që një fanse ti ngjajë aq shumë dikujt duke mos e pasur asnjë lidhje gjaku mes vete, por ja që qenka e mundur.

Më këtë imazh mund ta vërtetoni edhe ju! /Kosovarja/