Kjo është gjyshja 101-vjeçare që u infektua tre herë me koronavirus dhe u shërua

Një gjyshe 101-vjeçare italiane ka mposhtur koronavirusin për herë të tretë.

Maria Orsingher rezultoi pozitive fillimisht në valën e parë të pandemisë në muajin mars, por e mposhti virusin pas shtrimit në spitalin Morelli në Sondalo, pa komplikacione të rënda.

Rasti i dytë u regjistrua në shtator, kur ajo së bashku me një anëtar tjetër të Shtëpisë së të Moshuarve rezultuan pozitivë.

Sërish, 101-vjeçarja e mundi koronavirusin pa ndonjë problem.

Pas 5 tamponësh negativë, ajo u kthye në Shtëpinë e të Moshuarve.

Mirëpo, nuk u mbyll më kaq.

Këtë muaj gjyshe Maria doli sërish pozitive, por gjendja e saj ishte e mirë.

“Mund të jetë një pozitivitet i rremë. Nuk ka asnjë tjetër të infektuar në Shtëpinë e të Moshuarve, Maria është i vetmi rast pozitiv”, sqaroi stafi mjekësor./kosovarja