Kjo është infermierja e Klinikës Infektive që u shërua nga koronavirusi

Sindikata e Infermierëve ka publikuar një dedikim për infermieren Remzije Musliu e cila punon që 43 vjet në Klinikën Infektive.

Ajo ishte një nga infermieret e prekura nga koronavirusi, por për fat të mirë tani është shëruar dhe është liruar për në shtëpi.

“Remzije Musliu, punon si infermiere për 43 vite me radhë në Klinikën Infektive.

Që nga paraqitja e rastit të parë me COVID-19 duke i respektuar rregullat e profesionit qëndroi larg familjes duke e kryer punën me përgjegjësi të plotë ne klinikë”, thuhet në postimin e Sindikatës.

“Me datë 30.03.2020 ashtu sikur edhe 3 infermiere tjera te Klinikes Infektive pati fatin të rezultoi pozitiv me COVID-19, nga ajo datë deri më sot ajo u hospitalizua në Infektive ku me ndihmën dhe me përkushtimin e të gjithë personelit shëndetsor të Klinikës Infektive, bashkarisht arritën ta mposhtin virusin dhe sot me datë 08.04.2020 rezultoi negativ dhe lëshohet për në shtëpi, ku do te vazhdoj të qëndroj edhe për një kohë sipas rregullave të përcaktuara nga IKSHPK”, thuhet në postim.

Sindikata e infermierëve i ka uruar shëndet, rehabilitim dhe kthim të shpejtë në punë.