Partia Demokratike e Kosovës nuk mori votat që synonte në fushatë dhe kësisoj ajo u rangua si e treta.

Risia e këtyre zgjedhjeve është së shumë kandidatë dështuan që në bazën e tyre të merrnin shumë vota.

Shumica e deputetëve kryesisht meshkuj por edhe disa gra dështuan keq në vendin e tyre në këto zgjedhje.

Por ka edhe kandidatë të tjerë që bazën e tyre kanë fituar pothuajse numrin e mjaftueshëm të votave që të jenë sërish pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Deputetja nga kjo parti dega në Vushtrri po del femra më e votuar në bazën e saj.

Xhehavire Izmaku e cila ka qenë për disa radhazi pjesë e Kuvendit të Kosovës kësaj radhe në qytetin e saj ka marr mbi 3.500 vota që e bëjnë atë gruan më të votuar në bazën e saj nga radhët e PDK.

Ajo ka marrë edhe shumë vota të tjera pothuajse në gjithë Kosovën kjo për shkak të qëndrimeve dhe aktivitetit të saj gjatë gjithë legjislaturave të vendit.