Kjo është këngëtarja e njohur që do të jetë pjesë e “Big brother VIP”

Një ditë më parë, përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani zbuloi se personazhet e njohura do të bëhen me dije përmes faqes zyrtare të “Big Brother” në një postim që do të qëndrojë për pak kohë.

Vip-Magazine.al ka zbuluar se konkurrentja e parë në “Big Brother VIP” do të jetë këngëtarja e njohura Sheila Haxhiraj.

Sheila Haxhiraj është këngëtare dhe autore këngësh e njohur.

Pas një rrugëtimi të gjatë muzikor, në moshën 18 vjeçare Sheila Haxhiraj fitoi vendin e parë në garën muzikore të “X-Factor Albania” në TV Klan, garë në të cilën morën pjesë rreth 5 mijë konkurrentë nga Shqipëria dhe trojet.