E mërkurë, 18 Shtator, 2024
13.3 C
Pristina

Kjo është kërkesa e çuditshme që Justin Bieber ia bëri gruas së tij para se ajo të lindte djalin e tyre

Justin Bieber zgjodhi manikyrin që kishte pasur gruaja e tij Hailey Bieber gjatë lindjes së fëmijës së tyre të parë.

Ata u bënë prindër për herë të parë të premten, duke e bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Instagram.

Në foton ku njoftuan lindjen e djalit të tyre, shiheshin edhe thonjtë e Haileyt.

Dhe rezulton, se dizajni ‘micro-french’ në thonjtë e saj në formë bajame u zgjodh nga burri i saj, sipas manikyristes së Haileyt, Zola Ganzorigt.

“Justin zgjodhi modelin e thonjve të Hailey-t së fundmi dhe kjo ishte kërkesa e tij”, tha Ganzorigt për Vogue.

Ganzorigt është artistja prapa thonjve të famshëm të Haileyt.

Ajo gjithashtu ka kliente të tjera të famshme sikurse Kylie Jenner dhe Sydney Sweeney

Shiko foton:

Nga Rubrika