Kjo është komuna që nuk ka asnjë rast me koronavirus

Nënkryetari i komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri ka thënë se në disa fshatra të kësaj komune, ku janë të banuara me serbë janë disa qendra të mjekësisë familjarë që stafi shëndetësor paguhet nga Serbia, por në të njëjtin vend ka edhe staf që paguhet nga Republika e Kosovës.

Ai tha se nuk ka pas qytetarë që janë testuar pasi nuk kanë kërkuar një gjë të tillë.

“Aty është gjithçka në rregull, punojnë bashkë, janë qytetarë tonë vetëm që paguhen nga një shtet tjetër”, tha Ymeri në Radio Televizionin Dukagjini.

Kjo komunë deri sot nuk ka asnjë person me koronavirus.