Web Analytics
BallinaKjo është kosovarja që këshillon presidenten e Kroacisë

Kjo është kosovarja që këshillon presidenten e Kroacisë

Shqiptarja e vetme në kabinetin e presidencës kroate Gentiana Fana në një intervistë për gazetën “Zëri” ka folur për politikën kosovare dhe për pozitën e saj në raport me vendet evropiane.

Fana, që tash e një kohë këshillon presidenten kroate Kolinda Grabar Kitaroviq, ka treguar se a do të jetë e gatshme në të ardhmen të shërbejë si politikane edhe në Kosovë.

26-vjeçarja kosovare me prejardhje nga komuna e Drenasit, Gentiana Fana, shërben qe disa vite si këshilltare për të rinjtë në presidencën kroate.

Në një intervistë për gazetën “Zëri” Fana ka treguar se si ka arritur ta marrë pozitën e këshilltares së presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.

Ajo ka folur për angazhimet e saj në Kroaci, për ambiciet e saj për të ardhmen dhe për mundësinë që ajo të shërbejë si politikane në Kosovë.

Ndër të tjera Fana ka përmendur edhe ngjashmëritë e dallimet mes kulturës kosovare dhe asaj kroate.

Mirëpo pavarësisht suksesit të saj atje, ajo është shprehur e shqetësuar për politikën kosovare, për korrupsionin dhe për sfidat tjera me të cilat po përballet Kosova.

Sipas saj, as diplomacia kosovare nuk është në nivelin e duhur duke aluduar se në krye të saj qëndrojnë persona, të cilët nuk janë kompetentë.

“Sa i përket raportit me vendet tjera evropiane Kosova ka shumë shtete mike e partnere.

Mirëpo diplomacia e Kosovës nuk është më e fuqishme si dikur dhe duhet të angazhojmë ekspertë, të cilët kanë dijeni për diplomaci e jo të angazhojmë figura sa për t’i mbushur karriget”, ka thënë Fana për “Zërin”.

Si u bë që një kosovare të shërbejë në presidencën kroate?

Zëri: Cili është shkollimi juaj dhe si keni arritur të bëheni këshilltare e presidentes kroate Kolinda Grabar Kitaroviq?

Fana: Kam përfunduar Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit.

Gjatë studimeve isha shumë e angazhuar dhe merrja pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare duke përfaqësuar Kroacinë.

Meqenëse isha shumë aktive puna ime u pa edhe nga këshilltarët e presidentes, të cilët edhe më kontaktuan.

Për mua ishte e pabesueshme dhe më duket që asnjëherë nuk do ta harrojë ditën kur kryetarja kroate më shpalli si anëtare të kabinetit të saj.

Rrjetet Sociale

630,781FansaPëlqeje
28,195NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit