Mijëra njerëz vizitojnë çdo ditë një lopë me pesë këmbë në Indi duke besuar në shenjtërinë e saj dhe duke shpresuar se kjo do ju sjellë atyre fat.

Pronari i kësaj lope, 35-vjeçari Laxman Bhosale, ka deklaruar se janë të shumtë njerëzit që vijnë për t’a parë lopën ndërsa ai me kamionin e tij e shëtit këtë lopë në vende të ndryshme me qëllim që sa më shumë persona t’a shohin dhe të përfitojnë nga ajo, transmeton InfoKosova.

Lopa në fjalë, ka një këmbë më shumë dhe sipas besimit hindu, kjo është një shenjë e Zotit dhe se lopa sjell fat./InfoKosova/

Shiko Fotot: