Kjo është pasanikja me famë botërore që fejohet për të katërtën herë

Paris Hilton është fejuar për herë të katër, i dashuri i saj është Carter Reum (40) i cili ka propozuar pasanikes në ditëlindjen e saj të 40-të me një unazë me një diamant të madh pas një vit lidhje.

Ylli dhe pasanikja 40 vjeçare, Paris Hilton është fejuar  me sipërmarrësin  Carter Reum që po ashtu është 40 vjeçar.

Kjo është hera e katërt që trashëgimtarja e disa hotelev fejohet.

Ajo më parë ishte fejuar me modelin Jason Shaw, pasanikun grek Paris Latsis dhe aktorin Chris Zylka./Kosovarja/