Ushtrimet fizike kanë një efekt të mirë për trupin tuaj.

Përveç që e mbajnë trupin me kondukcion ato japin dhe një formë të mirë trupit tuaj.

Ditëve të sotme, ushtrimi plank është prej më të popullarizuarve, i cili iu ka ndihmuar miliona njerëzve anë e mbanë botës që ta ndryshojnë trupin dhe ta formësojnë atë.

Ky ushtrim sfidues është një prej ushtrimeve më të mira statike me peshë të trupit që e tonifikon dhe forcon barkun, por edhe tërë trupin në përgjithësi.

Ushtrimi plank i forcon mollaqet, e djegë yndyrën në bark, i tonifikon duart dhe këmbët, por edhe e drejton shpinën.

Megjithëse mund të duket ushtrim i lehtë dhe i thjeshtë, faktikisht vetëm i lehtë nuk është!

Ushtrimi është i njëjtë me pompat, por plank është statik.

Më poshtë ua sjellim një sfidë katër javore, gjatë së cilës do ta rritni qëndrueshmërinë dhe do t’i rritni nivelet e forcës.

Në fillim, ju duroni në pozitën plank për vetëm 20 sekonda dhe gradualisht e rritni këtë kohë çdo ditë.

Posa të arrini në 4 minuta, i cili është synimi final, ju do të jeni shumë në formë dhe do të jeni të aftë t’i përformoni edhe ushtrimet më të vështira.