Kjo është shuma marramendëse që duhet të paguaj Manchester City nëse e dëshiron Messin

Tashmë tema e diskutimit në të gjitha mediet e botës është transferimi i Messit.

Argjentinasi mbrëmë “shokoi” fansat e tij me vendimin se do të largohet nga klubi i Barcelonës.

Ajo se çfarë flitet në media tregon se Messi është afër transferimit në Manchester City, kjo pasi në klubin anglez janë dy njerëz që mund ta bindin atë.

Me ish-trajneri e Barcelonës, Guardiola dhe shokun e tij te Argjentina, Agueron, Messi lehtë mund t’i bashkohet Man Cityt.

Por, siç raporton “The Telegraph”, City duhet të paguajë 500 milionë euro për “Jashtëtokësorin”, se sa do të jetë kjo reale do ta shohim në vazhdim.