Kjo është shuma “marramendëse” që Ledri Vula mori për një koncert

Menaxheri i VIP-ave tregon shumën “marramendëse”: Kaq e pagova Ledri Vulën për një koncert.

Një ndër temat e cila ngjalli diskutime në studion e “Shqipëria Live” ishte pagesa që u bëhet artistëve për koncerte, në varësi të influencës që kanë u bëhen edhe pagesat për koncerte brenda dhe jashtë vendit.

Në diskutim ishin të pranishëm menaxheri i VIP-ave, Alesio Alija dhe gazetari Flavio Qarri, të cilët dhanë mendimin e tyre në lidhje me temën.

Të ftuarit ndanin të njëjtin mendim në lidhje me shifrat që artistët publikojnë, ndërsa theksojnë se kjo është publiciteti që ata u bëjnë vetes.

Sipas tyre artistët që kërkohen më shumë janë ata që kanë vite në tregun muzikor dhe që kanë punuar fort për të arritur aty ku janë, shifrat tregojnë se artistët gjatë verës fitojnë deri në 500 mijë euro, me koncertet që bëjnë.

Në disa shifra të publikuar thuhet se pagesa për një koncert arrin deri në 12 mijë euro,ku hyn Ledri Vula duke treguar se rritja e çmimeve ka prekur edhe artistë.