Kjo është sozia e Jennifer Lopez, dhe nuk do ta dalloni nga këngëtarja

Thonë se të gjithë kemi sozinë tonë diku nëpër botë, por derisa të gjeni tuajën, shihni të Jennifer Lopez-it!

Ndodh që sozia e saj të jetë një bodybuilder, që praktikisht ka fytyrën e Lopez-it! Në 2017-ën Janice Garay, tha se njerëzit e ngatërronin nëpër qendra tregtare me Jennifer dhe e ndalonin përmes reagimeve të habitshme dhe duhej t’i thoshte që nuk ishte ajo për t’i bindur.

Sot, vetëm prej kësaj ngjashmërie ajo numëron rreth 230,000 ndjekës në Instagram.Ndryshimi i vetëm mes të dyjave është trupi.

Në këtë foto për shembull, duhet të tregohesh e vëmendshme për të kuptuar që gruaja në foto s’është Jennifer.

Rreth 2 vite më parë, sozia e Jennifer i propozoi yllit të pop-it të bënte një foto me të, por ende s’ka një përgjigje. Ku i dihet, ndoshta kur karantina të mbarojë gjithçka mund të ndodhë.