Ka nderruar jetë në moshën 46-vjeçare aktori Luran Ahmeti.
Lajmin për humbjen e tij e kanë bërë të ditur kolegë dhe miq të tij përmes rrjetit Facebook.
Lidhur me vdekjen e aktorit ka reaguar edhe kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi.
Aktori Luran Ahmeti u bë i njohur për publikun në Kosovë me rolin e tij në serialin ‘O sa mirë’, ku ai ishte aktiv për disa sezone.
Aktori, ka lënë prapa një vajzë gjashtë vjeçare, për të cilën thoshte se është i varur nga dashuria për të. /Kosovarja/