Kjo femër kujdeset për veshjet e Mozzikut nëpër koncerte

Mozzik është një ndër reperët më të përfolur jo vetëm për muzikën por edhe jetën familjare.

Ndonse vëmendjen e ka marrë edhe marrëdhënia me Loredanën e cila ka përfunduar për të disatën herë, por nga kjo marrëdhënie ai ka një fëmijë, Hanën.

Së fundmi Mozzik ka publikuar një foto teksa flet në kamer me të, e ndonse po flasin për një temë mjaft të rëndësishme, “Hana po më tregon c’ka me vesh në koncert”– shkruan Mozzik.

Mesa duket tashmë që Hana është rritur kujdeset edhe për imazhin e babit të saj, pra reperi nuk ka nevojë një kuratore imazhi sepse ka të voglën e tij./kryefjala