Kjo gjendje po konsiderohet si koha ideale për t’i lënë gratë shtatzëna

Jemi në një gjendje epidemie si shtet, shkruan “InfoKosova”.

Koronavirusi ka prekur disa qytetarë të Kosovës, ku dhe është shpallur gjendje epidemie në tërë vendin.

Por, edhe pse në këtë gjendje, shqiptarët e Kosovës, gjejnë kohë që të relaksohen me batuta e humore nëpër rrjetet socale.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale, po e konsiderojnë këtë periudhë kohore si një periudhë e mirë për t’i lënë gratë me barrë.

Humore të tilla kanë filluar që të qarkullojnë gjithandej, e kjo gjë po i bënë që të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale që të “dëfrehen” me humore të tilla.

Por, a do të jetë vërtetë ky vit, një vit i cili do të shënoj rritje të lindshmërisë në Kosovë?

Kjo gjë mbetët të shihet tek pas nëntë muajve./InfoKosova/