Kjo grua nga Shkupi është personi më i pasur në Maqedoni

Një shkupjane me të ardhura vjetore mbi 17 milion euro është maqedonasja më e pasur në vitin 2018, sipas DAP-it.

Kjo është hera e parë në krye të listës së më të pasurve të jetë një grua.

I dyti në listë është një qytetar i Shkupit me të ardhura prej 7.3 milion euro.

Paga më e lartë e paguar është në sektorin e shëndetësisë në vlerë prej 2.98 milion euro në nivel vjetor, ose një pagë bruto mujore prej 250,000 euro.

Në top 10 listat e më të pasurve janë noterë, përmbarues dhe hotelierë.

Ndër 10 të parët në listë, me të ardhura më të larta janë qytetarët e Gjevgjelisë, Strumicës dhe Tetovës.

Paga më e lartë bruto vjetore e paguar në vitin 2018 është në sektorin e shëndetësisë.

Në listën e pagave më të larta bruto gjithashtu janë përfshirë edhe pagat e paguara në sektorin e tregtisë së duhanit dhe produkteve të duhanit, programimin kompjuterik, prodhimin e produkteve metalike, farmacitë dhe ndërtimin e ndërtesave të banimit dhe jo-rezidenciale- deklaroi Sanja Lukarevska – Drejtore e DAP-it.

Maqedonasi më i lumtur është një shkupjan, i cili në vitin 2018 fitoi 871,000 euro nga lojërat e fatit.

Pensionisti më i pasur është nga Shkupi, përfitues i pensionit prej 92 mijë eurosh në vit.

Banori më i vjetër, që ka fituar mbi një milion denarë ishte i moshës 99 vjeçe, ndërsa më i riu është një fëmijë dy vjeçar i cili në bazë të dividendës, gjithashtu ka mbi një milion denarë ose 16 mijë euro.

Në vitin 2018, u raportuan 300 milion euro të ardhura, ndërsa 800,000 qytetarë raportuan raporte vjetore.