Web Analytics
BallinaUncategorizedKjo histori e shokut të Christiano Ronaldo do t’iu bëjë me lot

Kjo histori e shokut të Christiano Ronaldo do t’iu bëjë me lot

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se i detyrohet shokut të tij Albert Fantrau për suksesin që e ka arritur:

“Duhet ta falenderoj Albertin për suksesin tim.

Ne luanim së bashku për një klub të vogël.

Kur njerëzit e “Sporting Lisbonës” erdhën për të na shikuar në një ndeshje, na thanë se kush shënon më shumë gola do të rekrutohet në akademi.

Ne e fituam 3-0 atë ndeshje.

Unë e shënova golin e parë, Alberti të dytin me kokë, ndërsa goli i tretë ishte ai që i impresionoi të gjithë.

Alberti ishte i vetëm me portjerin, ai e dribloi atë dhe duhej vetëm të gjuante drejt portës, por ai vendosi që të ma pasojë topin mua dhe unë shënova.

Unë u rekrutova në akademinë e Sportingut.

Pas ndeshjes e pyeta pse ma pasoi topin mua dhe ai ma ktheu:

“Je më i mirë se unë”.

Shumë vite më pas, nje gazetar vizitoi Albertin për ta pyetur nëse është e vërtetë kjo storje.

Ai e konfirmoi atë që kishte thënë Ronaldo dhe deklaroi se pas asaj ndeshjeje karriera e tij kishte marrë fund.

Gazetari e pyeti: Por nga e ke këtë shtëpi të bukur dhe veturë?

Ti dukesh mjaftë i pasur, nga se fiton kaq para?

Alberti ia ktheu me krenari:

Të gjitha janë nga Cristiano…

Rrjetet Sociale

630,815FansaPëlqeje
28,189NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit