Kjo ishte deklarata për të cilën Albin Kurti e shkarkoi Agim Veliun

Agim Veliu është shkarkuar nga posti i ministrit të punëve të Brendshme.

Vendimi është marrë nga kryeministri Kurti, teksa gjithçka ndodhi pas një deklarate të Veliut për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë.

Veli doli kundër qëndrimit të Kurtit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, teksa tha se një gjë e tillë duhet të bëhet, pavarësisht kundërshtimit të Kurtit e VV-së.

Qeveria në njoftimin për shkarkimin e Veliut tha se i njëjti me deklaratën e tij po ashtu ka përhapur panikë tek qytetarët.

Deklarata e Veliut dhënë Klanë Kosovën për të cilën ai u shkarkua sot:

Pikë së pari qeveria nuk ka mbajtur mbledhje që të vendos për këtë çështje, sot është mbajtue Këshilli i Sigurisë Kombëtare, situata në Kosovë është serioze dhe se numri i të prekurve po rritet dhe se institucionet duhet të marrin masat sa më shpejtë.

Unë personalisht jam që të ndërmerren të gjitha masat në mënyrë që të mbrohemi. Kjo është e drejtë e presidentit, ky takim është mbajtur.

Nuk është këtu çështja këtu a jemi më kryeministrin a presidentin por duhet të jemi sa më të organizuar, nuk është koha e kapriceve se a duhet të dominojë mendimi i tij apo i këtij, sepse ne jemi në shërbim të Kosovës. Po duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.