Ish-fituesi i Big Brother Canada Kevin Jacobs do t’i bëjë një surprizë Luiz Ejllit brenda shtëpisë së BBV. Në një video në Tik Tokun e tij, Kevin Jacobs ka publikuar momente nga aeroporti dhe tregon se është nisur për në Shqipëri për një surprizë për Luizin.
Kevin mësoi përmes rrjeteve sociale për përmendjen e emrit të tij në Tiranë, pasi Luizi zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë të martën e kaluar, duke futur në kurth Armaldon dhe Kristin e duke shkelur rregullin e lojës. Luiz Ejlli ditën e djeshme ka marrë një përshëndetje të veçantë. Një burrë duke dëgjuar këngën e Luizit kushtuar Kiarës.
Ai fillimisht përshëndet me fjalën “Mirëmengjes”, thënë në gjuhën shqipe, pastaj vazhdon duke thënë se është polak që jeton në Angli. “Mirëmëngjes! Jam polak, jemi në Mbretërinë e Bashkuar. Unë jam duke e mbështetur Luizin në “Big Brother”, më të mirin e Shqipërisë. “Uroj që ti do të fitosh. Do të kesh vetura të mira, G63- CDS të zi, kur të vish në Angli”, ka thënë burri, i cili duket se Luizit i ka premtuar një veturë luksoze.
Luizi eshte bere nje fenomen i cili vazhdon te perfolet ne mase te madhe ne te gjihe shoqerine duke e pergezuar per strategjine mahnitese qe po perdor ne Big Brother duke bere qe gjithe banoret ta kene frike nga loja qe ai ben.