Klaudia Pepa jep lajmin e madh! Zbulohet filmi triller ku do të marrë pjesë

Klaudia Pepa është në qiellin e shtatë pasi i është realizuar më në fund ëndrra e saj më e madhe.

Balerina shqiptare do të marrë pjesë në një film, që titullohet “REVERSE” dhe është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re.

Filmi do të fillojë xhirimet në 17 gusht (sot) në Abruzzo, në përputhje të plotë me të gjitha kërkesat e shëndetit dhe sigurisë, në periudhë pandemie.

I shkruar nga skenaristi francez Guillaume Pichon, ky projekt do të drejtohet nga Mauro John Capece dhe ka karakter thriller ligjor, që do t’ju lërë të gjithëve pa fjalë.

Skenari flet për një vrasës serial, psikopat, që vret gjithmonë duke përdorur një thikë blu.

Pas tij do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, duke e marrë në pyetje do të çojë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij!

Thrilleri ku interpretojnë Corinna Coroneo dhe Adrien Liss, ndër të tjera, do të shënojë debutimin e shqiptares Klaudia Pepa bashkë me Beppe Convertini.

Ky lajm ka gëzuar pa masë Klaudian, e cila ka reaguar përmes një sërë postimesh në story, ku shprehet se i është bërë ëndrra realitet!

“Dua të ndaj me ju një lajm të bukur. Më në fund, ëndrra ime u bë realitet”, shprehet ajo.