Web Analytics
E martë, 2 Dhjetor, 2025
-0.4 C
Pristina

Klodi në dush, Londrimi i afrohet dhe e ‘fërkon’

Në Big Brother VIP Kosova, duket se lidhja mes Klodit dhe Londrimit po bëhet më e fortë dita-ditës.

Dy banorët janë shndërruar në një nga dyshet më të komentuara të sezonit, pasi shihen gjithmonë pranë njëri-tjetrit dhe me një kimi që po tërheq vëmendjen e publikut.

Miqësia e tyre po zhvillohet me ritme të shpejta, ndërsa momentet që ndajnë së bashku brenda shtëpisë po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale.

Së fundmi, një foto virale ka ndezur diskutimet: Klodi dhe Londrimi shihen në dush, ndërsa Londrimi po e fërkon Klodin gjatë banjës.

Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve, të cilët po aludojnë për një afërsi të veçantë mes tyre, madje disa e quajnë këtë një nga skenat më të çuditshme dhe njëkohësisht më gazmore të këtij edicioni.

Pavarësisht thashethemeve, është fakt se dyshja po sjell energji, humor dhe shumë atmosferë brenda shtëpisë së BBVK, duke e bërë raportin e tyre një nga temat më të nxehta të javëve të fundit.

Nga Rubrika