Klum ankohet se shtoi peshë në pandemi

E ka problemin e shumë njerëzve që e kanë aktualisht.

Heidi Klum ka shtuar peshë gjatë kohës sa ka qëndruar e mbyllur në pandemi.

“Kam ngrenë pak më shumë kështu që duhet të heq kilogramët që ti vesh ato”

Supermodelja 47 vjeçare gjermane ka pranuar se po relaksohet me regjimin e ushtrimeve edhe pse ende po qëndron e izoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles me familjen e saj gjatë pandemisë se koronavirusit duke e privuar veten nga ushqimet me yndyrë.

“Nuk po mund të veshi xhinset e mija të preferuara.

Kam ngrenë më shumë dhe kam ushtruar më pak kështu që normalisht i kam humbur vijat e trupit”, ka thënë ajo për gazetën Sunday Express.

“Apo ndoshta duhet t’i marrë një palë me numër më të madh – atëherë do të jem mirë”.