KMDLNJ me këshilla për Kurtin dhe Osmanin: Kryetarin e Kuvendit jepjani opozitës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke bërë thirrje për formimin sa më të shpejt të institucioneve, ka kërkuar nga opozita të reflektojë në interes të shtetit dhe qytetarit duke votuar, pa asnjë rezervë dhe pa asnjë kusht formimin e institucioneve të Kosovës.

KMDLNJ-ja thotë se tani është një situatë ku pozita e ardhshme i merr të gjitha përgjegjësitë.

Kurse, opozita e ardhshme është komode për faktin se nuk e merr asnjë përgjegjësi që i takon pozitës por do të jetë korigjuese e pozitës dhe në këtë mënyrë do të ketë mundësi të bëjë reforma brenda subjektit që e përfaqësojnë.

Në një demokraci të qëndrueshme, funksionale dhe afirmative, pozita, pavarësisht fuqisë politike që e ka fituar do të bënte përpjekje që ta mbajë opozitën afër.

Në rastin konkret, pozita e ardhshme do të mund të ofronte postin e kryetarit të Kuvendin për opozitën e që aspak nuk do të ndikonte në humbjen e fuqisë politike të pozitës.

Përkundrazi, vetëm sa do ta forconte pozitën”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së./Blic/