Web Analytics
BallinaKoalicioni – ky është lajmi i fundit që vjen nga Vetëvendosje, ja...

Koalicioni – ky është lajmi i fundit që vjen nga Vetëvendosje, ja çka paralajmërojnë

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, sot ka paralajmëruar se mund të ketë zgjedhje të reja.

“Nëse për arsye që nuk varen prej nesh nuk arrihet implementimi i vullnetit të qytetarëve duhet të kthehemi të qytetarët”, tha ajo për RTV21.

Ndryshe, të enjten përmes një letre LVV-ja refuzoi ofertën e LDK-së.

Kryetari i kësaj partie Albin Kurti mes tjerash tha se kërkesa për largimin e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca është qasje jodemokratike.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tha se këtë letër nuk e konsideron si përgjigje zyrtare edhe pse shpreh interesim që të përmbyllet ky proces.

Ende nuk dihet nëse do të ketë takime të tjera në përpjekje për të arritur koalicionin për qeverisjen e re.

“Jo nuk është paralajmëruar diçka për sot”, ka thënë Arlind Manxhuka, zëdhënësi i Vetëvendosje për Insajderin.

Rrjetet Sociale

630,821FansaPëlqeje
28,187NdjekësitNdjek
1,002NdjekësitNdjek

Të Fundit