Koleksioni i atleteve mijëra dollarëshe të reperit Drake

Drake ka treguar dollapin e tij të pabesueshëm të atleteve, të cilat kapin shifër mijëra dollarëshe, përfshirë ato nga linja e Kobe Bryant dhe Dior Air Jordan.

Vetëm disa ditë më parë ai zbuli se u testua negativ për koronavirus, shkruan DailyMail.

Drake ka sjellë pamje për fansat e tij, brenda dollapit të tij me atlete.

Reperi 33-vjeçar përmes storieve në Instagram, ka treguar koleksionin e tij të jashtëzakonshëm të atleteve të “Nike”, përfshirë edhe ato nga linja e Kobe Bryant dhe Air Jordan.

Më të rrallat që ai posedon janë “Dior X Air Jordan”, linja të së cilave ishin paraparë të dilnin këtë javë në treg, por janë shtyrë për shkak të shpërthimit të COVID-19.

Ato ishin parashikuar të kishin një çmim të shitjes me pakicë prej $ 2,000 pasi që është përfolur të ketë vetëm 8.500 palë të përgjithshme në prodhim.

Drake ka edhe një marrëveshje me brandin “Jordan”, andaj posedon shumë atlete të tilla. /Lajmmi.net/