E kush më mirë se Bes Kallaku di ta ilustrojë me humor realitetin e shqiptarëve?

Së fundmi në Instagram, Besi ka ndarë një video ndërsa e shoqëron me mbishkrim:

“Palestra në kushtet e punës hahahah. Çunat e Londrës”.

Kaq ka mjaftuar dhe një komentuese i shkruan Besit me shaka:

“O katunar palestra jo paletra as me shkrujt nuk di”.

Besi si gjithmonë kur bëhet fjalë për shaka na ka treguar se është në top formë dhe këtë herë nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

“Osht pa letra në Angli ky shoku prandaj”, shkruan Besi duke kujtuar me shaka një nga realitetet shqiptare të kohës.

Tipike e Bes Kallakut! Humori i aktorit është i patjetërsueshëm…