Kompania kosovare “FORMON” krijon ventilatorë të frymëmarrjes

Kompania kosovare “Formon” ka krijuar ventilatorin për frymëmarrje, i cili mund të përdoret në raste urgjente nga pacientët e infektuar me koronavirus, që në Kosovë ka një nevojë më të theksuar.

“Pas disa rishikimeve ne kemi finalizuar draftin e parë të cilin kemi menduar ta publikojmë”, ka shkruar Rron Cena nga kompania Formon, e cila ka dizajnuar dhe ka kryer të gjitha punët rreth kësaj pajisje.

“VentCore”, i emërtuar kështu nga kompania krijuese, është një ventilator i cili mbështet frymëmarrjen e pacientëve me COVID-19, raporton Ndërtimi.info.

“Paisja është e dizajnuar në atë mënyrë që ajo mund të prodhohet shpejtë dhe lirë”, ka shkruar Rron Cena nga kompania Formon.

Ai ka theksuar se paisja nuk ka për qëllim zëvendësimin e paisjeve të duhura mjekësore, por është një paisje emergjente kur të shterohen të gjitha opcionet tjera.

Të kujtojmë se FORMON është kompania kosovare e parë që kishte filluar prodhimin e një printeri 3D, që vazhdon dhe sot të prodhojë të njëjtin.