Komuna e Prishtinës ka 444 raste aktive me koronavirus

Prishtina vazhdon të jetë komuna më e prekur nga koronavirusi në vend.

Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka treguar se momentalisht kryeqyteti ka 444 raste aktive me Covid-19, ku prej tyre janë 293 femra dhe 295 meshkuj.

Gashi thotë se bazuar në të dhënat e marra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me koronavirus prej të cilave 444 raste janë ende aktive, 141 raste janë shëruar dhe tre raste që kanë humbur betejën.

Ky është postimi i plotë i Gashit:

Qytetarë të nderuar,

Kohëve të fundit jemi dëshmitarë të rritjes së shpejtuar të rasteve me #covid19 në vend e në veçanti në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 588 raste me #covid19 prej të cilave 444 raste janë ende aktive.

Kemi 141 raste të shëruara dhe 3 raste që kanë humbur betejën.

Statistikat tregojnë se nga totali prej 588 rasteve janë 293 femra dhe 295 meshkuj.

Prandaj, ju bëjmë thirrje që të i zbatoni të gjitha udhëzimet për masat mbrojtëse kundër #covid19.

Mbajtja e distances fizike dhe e maskës, si dhe higjiena e duarve ndihmon në parandalimin e përhapjes së virusit.

E kemi obligim që të mbrojmë veten dhe të tjerët rreth nesh!