Konfirmohen 14 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë konfirmuar edhe 14 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.419.

Në total numri i rasteve aktive është 440.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.646 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH njofton po ashtu se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.578.022 doza të vaksinës.

Deri më sot 737.475 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.619 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv në COVID-19. /Telegrafi/