Konfirmohet, dy raste me koronavirus në Kosovë

Janë shënuar dy rastet e para me koronavirus në Kosovë, raporton Express.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Sipas ministrit Arben Vitia bëhet fjalë për një vajzë të moshës 20 vjeçare, shtetase e Italisë dhe një burrë të moshës 77 vjeçe, nga Komuna e Vitisë.

Kjo u bë e ditur në një konferencë të jashtëzakonshme për media nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i shëndetësisë, Arben Vitia./Gazeta Express/

LIVE: Konferenca e jashtakonshme Albin Kurtit

Gepostet von IndeksOnline am Freitag, 13. März 2020