Princi Leka dhe partnerja e tij, Blerta Çelibashi, janë në qendër të vëmendjes së mediave prej shumë kohësh tashmë dhe nuk e fshehin dashurinë e tyre nga kamerat.
Ditët e fundit ai ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin, duke e prezantuar atë si partneren e tij në një event të rëndësishëm.
Ky hap i tij i dukshëm tregon një angazhim të ri dhe të qartë në marrëdhënien e tyre dhe duket se gjërat po bëhen tepër serioze.
Ditën e sotme, një burim i afërt me çiftin ka konfirmuar se Blerta është shtatzënë.
Edhe pse detajet mbi këtë lajm ende mbeten të pakta, ky zhvillim do të ngjallë shumë interes dhe lumturi ndër fansat e çiftit.