Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetime ndaj Arbenita Ismailit, ish bashkëshortes së Feronit Shabanit, i njohur si “Fero” nën dyshimin se nuk ka përfillur vendimin e gjykatës në lidhje me vajzën e tyre.
Ish reperi, Fero dje dhe sot është shprehur i shqetësuar për vendodhjen e vajzës së tij.
Ai po pretendon se vajza e tij është dërguar jashtë shtetit pa lejen e tij.
Tutje, sipas tij, organet kompetente po i bëjnë padrejtësi sa i përket vajzës duke mos specifikuar me konkretisht se për çfarë padrejtësishë bëhet fjalë.
Lidhur me këto shqetësime që ka deklaruar Fero, Prokuroria Themelore në Gjilan ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se janë duke hetuar ish bashkëshorten e tij, Arbenita Ismailin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”.
Sipas Prokurorisë, rasti është iniciuar me 16 Gusht
“Ju njoftojmë se për këtë rast, Prokuroria Themelore në Gjilan në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e Hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan, janë duke ndërmarrë veprime hetimore në drejtim të veprës penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i rast është inicuar me datën 16 Gusht 2024”, thuhet në përgjigjen dhënë Insajderit.
Gazeta ka provuar gjatë ditës të kontaktoj edhe Arbenita Ismailin lidhur me këto dyshimet por e njëjta nuk është përgjigjur.
Të hënën në mbrëmje, ish këngëtari Feronit Shabani i njohur si Fero, ka kërkuar ndihmë duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin COMPAS në ATV, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak se siç thotë ai, enti social pa i dhënë ndonjë detaj, i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.
“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time.
Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet.
Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, tha Fero.