Ditë më parë Lëvizja Vetëvendosje (VV) i bëri një ofertë ‘përfundimtare’ Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Në të përfshihej oferta që nga 12 ministri të kalohet në 14 ministri, gjashtë për LDK-në dhe pesë të tjera për Vetëvendosjen.
Kurse është pikërisht LDK-ja që sot bëri publike ofertën që i dorëzoi së fundi LVV-së.
Në të ndër të tjerash parashihej që LDK-ja të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj posti i të parit të Parlamentit sërish t’i kalojë VV-së.
Por duhet theksuar se Lëvizja Vetëvendosje javë më parë zgjodhi Glauk Konjucën në krye të Kuvendit të Kosovës, madje ai u votua edhe nga vetë deputetët e LDK-së.
Analisti politik, Ilir Ibrahimi ka thënë se Konjufca e ka dëshmuar se është i gatshëm të bëjë sakrifica për një të mirë të përgjithshme dhe nëse kërkoi nga ai, nuk dyshon se do të jetë i gatshëm për çdo sakrificë personale, qoftë edhe dorëheqje nga posti i kryetarit.
Sipas tij, mbetet të shihet nëse edhe të tjerët janë të gatshëm në VV për një sakrificë të Konjufcës.
Për mua Glauk Konjufca është përsoni që gëzon respektin më të lartë në LVV.
Ai e ka dëshmuar se është i gatshëm të bëj saktifica për një të mirë të përgjithshme (qëndrimet e tij gjatë krizës me Shpendi &co, është shembulli më i mirë).
Nëse kërkohet nga ai, nuk dyshoj që do të jetë i gatshëm për çdo sacrifice personale, qoftë edhe dorëheqja nga posti i kryetarit.
Mbesim të shohim a janë të gatshëm edhe të tjerët në LVV për një sakrificë të Glaukut.
https://www.facebook.com/iliribra/posts/10160752093813647